Operacioni “Zhvendosja”, goditet një tjetër tentativë për të shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave
Policia e Librazhdit ka finalizuar operacionin e koduar “Zhvendosja”, duke goditur një tjetër tentativë për shitjen e lëndëve narkotike, të ndara në doza, në afërsi të institucioneve arsimore. Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. C., 27 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë M. T., 21 vjeç, i cili e shoqëronte. Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte shpesh vendbanimin, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë kontrolleve fizike, policia i gjeti 27-vjeçarit sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza dhe të gatshme për shitje. Ndërkohë, gjatë kontrollit të 21-vjeçarit që e shoqëronte,...
Burimi:
kohajone.com