Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Sarandë pas një hetimi dymujor për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje. Operacioni i koduar “Vjeshta” ka përfunduar me ndalimin e 20 personave, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri, kokainë, kanabis, automjete, telefona celularë dhe para.     Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, hetimi është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës dhe nën drejtimin e prokurores Esmeranda Basho.   Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e ndaluar: A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç;...