Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Risia”, duke goditur një rast të transportimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 12.1 kilogramë kanabis në trajtë xhelatinoze, një sasi kokaine, dy automjete dhe tre aparate celulare. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 19 nëntor 2026, në autostradën “Tiranë–Elbasan”, pas administrimit të të dhënave operative. Shërbimet e policisë i bënë shenjë ndalimi automjetit që drejtohej nga shtetasi F. I., 22 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se po transportonte lëndën narkotike të përgatitur për t’u shitur në tregun vendas. I riu nuk iu bind urdhrit të efektivëve, duke vijuar lëvizjen me shpejtësi, për ta...