Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Policia e Fierit ka zbardhur pesë raste të vjedhjes së automjeteve në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë. Në operacionin e koduar “Hijet e Natës” ka rënë në pranga 51-vjeçar nga Mamurrasi, Gjevahir Ceka, ndërsa dy të dyshuar të tjerë, 28 dhe 34 vjeç, janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, tre shtetasit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke vjedhur pesë automjete gjatë periudhës janar-nëntor 2026. Automjetet dyshohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale. Policia vijon kontrollet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve. Njoftimi i DVP Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet e Natës”. Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, dyshohet për t’i përdorur për veprimtari kriminale. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar,...
Burimi:
javanews.al