Operacioni “Clean School” në Fier: katër në pranga, një në kërkim dhe 2.9 kg kanabis të sekuestruar
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”. Aksioni goditi një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun e Fierit. Gjatë aksionit u ekzekutuan katër masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata. Një person tjetër është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të arrestuarit janë K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për E. B., 38 vjeç, gjithashtu banues në Fier. Ndaj tij Gjykata ka caktuar të njëjtën masë sigurie. Sekuestrohen 2.9 kilogramë kanabis dhe pajisje Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu sekuestruan në...
Burimi:
kohajone.com