Operacioni antidrogë në Tiranë: 52 persona në “radarë”, mes tyre furnizuesi dhe ish-polici i përjashtuar prej ‘bluve’ (EMRAT)

Operacioni antidrogë në Tiranë: 52 persona në “radarë”, mes tyre furnizuesi dhe ish-polici i përjashtuar prej ‘bluve’ (EMRAT)

pamje te operacionit TIRANË- Detaje të reja janë mësuar për operacionin antidrogë "Shkolla të pastra" në kryeqytet për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të Tiranës.  Sipas burimeve, grupet e kishin shtrirë aktivitetin në disa zona të Tiranës, pranë shkollave 9-vjeçare. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa prej gjimnazeve, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik. Burime bëjnë me dije se një prej personave të dyshuar si furnizues ishte Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luizi”. Ky i fundit,  rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen. Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit,...