Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Në operacionin e zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në bashkëpunim me atë të Lezhës, u arrestua shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë. Sipas hetimeve paraprake, tre personat dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke vjedhur më 13 nëntor 2026 dy automjete në fshatin Hekal të Mallakastrës. Policia dyshon se automjetet vidhnin me qëllim përdorimin e tyre për veprimtari kriminale. Gjatë hetimeve janë dokumentuar edhe tri raste të tjera të vjedhjes së automjeteve në zona të ndryshme të qarkut Fier. Konkretisht, më 8 janar 2026 në fshatin Feras të Divjakës, më 13 shtator në Çermë Proshkë të...
Burimi:
kohajone.com