Operacion i suksesshëm për Kvaratskhelia në Katar, rikthimi i mundshëm në fund të sezonit
28 Tetor 2026 10:50 Telesport Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë. Sulmuesi gjeorgjian, i cili luan për PSG, është operuar dje në spitalin “Aspetar” në Doha të Katarit, për të trajtuar një dëmtim të ligamenteve të pësuar javën e kaluar. Klubi konfirmoi se operacioni ishte i suksesshëm, por procesi i rikuperimit do të jetë i gjatë. Lojtari do të mbetet jashtë fushave për disa muaj dhe, sipas vlerësimeve fillestare nga Franca, mund të mos jetë në gjendje të rikthehet deri në prill të vitit 2027. Lojtari do të rikthehet në Francë ku do të kryejë fazën e rehabilitimit, me shpresën që të rikthehet në fushë ndoshta për ndeshjet e fundit sezonale. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do...
Burimi:
telesport.al