Oliger Torba emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Tiranës
Oliger Torba është emëruar drejtues i Policisë së Tiranës. Që prej muajit prill, ai mbante detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit. Më herët ai ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit në Fier. Emërimi i Torbës në krye të Policisë së kryeqytetit vjen në vazhdën e ndryshimeve të fundit në mesin e uniformave blu. Lëvizje në Polici u shënuan jo vetëm në Tiranë, por edhe në Berat, Korçë dhe Elbasan.
Burimi:
gijotina.com