Okon deklaron: Sezonin tjetër nuk do të jem me ‘Haas’

Okon deklaron: Sezonin tjetër nuk do të jem me ‘Haas’

Francezi 30 vjeçar i Haas, Esteban Okon, ka konfirmuar se do të largohet nga pilotimi i skuadrës në fund të sezonit, duke shtuar se ky nuk është fundi i karrierës së tij në Formula 1. Javën e kaluar, Okon e shpalli veten “të lirë” për vitin 2027, ndërsa komentet e tij të fundit në Instagram, të publikuara sot, nuk dhanë asnjë shenjë për destinacionin e tij të ardhshëm. “Po largohem nga ky projekt me kokën lart dhe krenar për performancat e mia, të arritura në rrethana që nuk ishin gjithmonë të lehta për shkak të arsyeve dhe faktorëve të ndryshëm përtej kontrollit tim”, tha ai përpara Çmimit të Madh të Bahreinit të kësaj jave. “Jam ende i motivuar. Jam ende i uritur për rezultate. Ky...