OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm
Fenomeni El Niño po forcohet dhe pritet të arrijë intensitet shumë të lartë deri në fund të vitit 2026. Organizata Botërore Meteorologjike vlerëson me pothuajse 100% probabilitet se fenomeni do të zgjasë deri në shkurt 2027. Sipas përditësimit të fundit të WMO-së, forcimi i El Niño-s pritet të sjellë ndikime të rëndësishme në temperaturat dhe reshjet në mbarë botën, duke rritur gjithashtu rrezikun për përmbytje, thatësira dhe valë ekstreme të të nxehtit. Temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial qendror dhe lindor janë aktualisht shumë mbi mesataren. Nga maji deri në korrik 2026, ato ishin mesatarisht 1.5°C më të larta se normalja, ndërsa në korrik diferenca arriti në 2°C. Nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit, temperaturat shënuan 2.2°C deri në 2.6°C...
Burimi:
javanews.al