OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar
Zhvillimi i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale po sjell mundësi të mëdha për njerëzimin, por njëkohësisht po krijon rreziqe serioze që kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme, paralajmëron një raport i ri i Kombeve të Bashkuara. Dokumenti është vlerësimi i parë global dhe i pavarur shkencor mbi IA-në, i hartuar nga një komitet me 40 ekspertë dhe shkencëtarë nga rajone të ndryshme të botës. Raporti do t’u prezantohet qeverive gjatë Dialogut Global të OKB-së mbi Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Gjenevë. Ekspertët theksojnë se zhvillimi i IA-së po ecën me ritme më të shpejta sesa aftësia e institucioneve për të kuptuar, monitoruar dhe rregulluar këtë teknologji. Sipas tyre, mungojnë ende mekanizma efektivë për kontrollin e sistemeve gjithnjë e më autonome. Bashkëkryetari i komitetit, Yushua Bengio, ka ngritur shqetësime...
Burimi:
gijotina.com