OKB-ja kërkon ndryshimin e hartës së botës: Afrika nuk është aq e vogël sa duket!
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po shqyrton një nismë për ndryshimin e mënyrës se si paraqitet harta e botës, me synimin për të pasqyruar më saktë përmasat reale të kontinenteve, veçanërisht të Afrikës. Nisma udhëhiqet nga Togo, e mbështetur nga 54 shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Afrikan, si dhe nga vende të tjera. Propozimi synon zëvendësimin gradual të hartës tradicionale të Mercatorit me projeksionin “Equal Earth”, i cili paraqet më saktë madhësinë relative të kontinenteve. Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, e ka cilësuar këtë si një çështje shkencore dhe jo politike. “Kjo nuk është një çështje politike, por një debat shkencor. Të dhënat shkencore janë të padiskutueshme dhe të gjithë duhet ta pranojmë realitetin”, është shprehur ai, sipas “The Guardian”....
Burimi:
javanews.al