OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe është i vetmi vend i rajonit ku dendësia e rrjetit rrugor ka rënë gjatë dekadës së fundit. Edhe rrjeti hekurudhor është tkurrur, me rënien më të fortë në rajon, mbi 28% krahasuar me periudhën 2014-2016, sipas raportit të OECD-së Raporti i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026. Në infrastrukturën rrugore, Shqipëria regjistron vetëm 13 kilometra rrugë për 100 km² territor, niveli më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Në skajin tjetër qëndron Mali i Zi me 74 km rrugë për 100 km². OECD vëren se dendësia rrugore ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar në pjesën tjetër të rajonit, ndërsa Shqipëria është e vetmja ekonomi që ka shënuar rënie gjatë...
Burimi:
gijotina.com