Odhise Paskali, themeluesi i skulpturës monumentale shqiptare
Odhise Paskali është një nga emrat më të rëndësishëm të historisë së artit shqiptar dhe një prej figurave që më shumë se kushdo tjetër kontribuoi në krijimin e traditës së skulpturës monumentale në Shqipëri. Përmes veprave të tij, figura të historisë, kulturës dhe kujtesës kombëtare morën një trajtë të re në hapësirën publike, ndërsa skulptura shqiptare nisi të ndërtonte gjuhën dhe identitetin e saj. Paskali nuk ishte vetëm skulptor. Ai ishte një intelektual me interesa të gjera, poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik. Ishte një njeri i kulturës në kuptimin më të gjerë të fjalës, i cili e shihte artin si pjesë të pandashme të jetës intelektuale dhe shoqërore. Formimi i tij ishte i jashtëzakonshëm për kohën: përveç shqipes, ai njihte latinishten, greqishten e vjetër...
Burimi:
kultplus.com