OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99
Vdekjet nga kolera u rritën me 30% në vitin 2025, pavarësisht se më pak raste u raportuan në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Në vitin 2025, 47 vende raportuan në OBSH 451 mijë e 499 raste të kolerës dhe 7 mijë e 870 vdekje. Ky është numri më i lartë i vdekjeve vjetore nga kolera të raportuara në OBSH që nga viti 1999. Këto shifra pasqyrojnë të dhënat e mbikëqyrjes të raportuara në OBSH dhe jo barrën aktuale globale të kolerës, e cila vlerësohet të jetë dukshëm më e lartë, pasi shumë raste nuk raportohen. Shtatë vende: Angola, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni, përbënin rreth 90% të të gjitha rasteve dhe vdekjeve të raportuara nga kolera në nivel global....
Burimi:
javanews.al