Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Votuesit amerikanë dërguan një “mesazh të qartë “, tha ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, por ai tha se demokratët tani duhet ” të përveshin mëngët”. “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që propozojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, tha ish-presidenti, i cili në javët e fundit ka marrë pjesë në disa tubime fushate në mbështetje të kandidatëve demokratë. “Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që kandiduan në çdo rajon të vendit, madje edhe në zona që dikur konsideroheshin kauza të humbura. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe përfaqësonin një gamë...