O moj Shqypni
Poezi nga Pashko Vasa. O moj Shqypni, e mjera Shqypni,Kush te ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë,Burrat e dheut të thirrshin nanë.Ke pasë shumë t’mira e begati,Me varza t’bukura e me djelm t’ri,Gja e vend shumë, ara e bashtina,Me armë të bardha, me pushkë ltina,Me burra trima, me gra të dlira;Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.Kur kriste pushka si me shkrep moti,Zogu i shqyptarit gjithmonë i zotiKa kenë për luftë e n’luftë ka dekunE dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da. Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?Po sikur lisi i rrxuem përdhe,Shkon bota sipri, me...
Burimi:
kultplus.com