‘O me Ramën, o me shqiptarët’, aktivisti: Shoqëria civile, akademikët dhe kleri të mos heshtin!

‘O me Ramën, o me shqiptarët’, aktivisti: Shoqëria civile, akademikët dhe kleri të mos heshtin!

Në protestën e 121-të kundër qeverisë Rama, aktivisti u bëri thirrje shoqërisë civile, akademikëve, intelektualëve dhe klerit fetar që të mos heshtin më, por të mbajnë qëndrim përballë qeverisë. Në fjalën e tij, ai akuzoi mazhorancën për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe kapje të institucioneve, ndërsa ngriti shqetësime për arsimin, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai kritikoi shoqërinë civile për mungesën e reagimit, ndërsa deklaroi se edhe akademikët duhet të flasin për gjendjen e universiteteve dhe rënien e numrit të studentëve. Të njëjtën thirrje ai bëri edhe ndaj klerit fetar, duke kërkuar që përfaqësuesit e komuniteteve fetare të mos qëndrojnë të heshtur përballë situatës politike. “Sot nuk mund të fshihet askush”, deklaroi aktivisti, duke u bërë thirrje këtyre strukturave që...