“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”/ Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”/ Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është pritur me pakënaqësi nga ana e qytetarëve të cilët e kanë konsideruar atë si të padrejtë. Ditën e sotme, rreth 50 veteranët e UÇK-së kanë mbërritur në Portin e Durrësit. Në duar ata mbajnë flamuj me simbolet e UÇK-së dhe shkrime “Liria ka emër”, ndërsa shprehet të zhgënjyer në lidhje me vendimin. Ata deklaruan se do të vijojnë që t’i mbështesin ndërsa shpresojnë se në Apel vendimi do të ndryshojë. “O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”, thanë ata njëzëri. Gjatë një prononcimi për mediat Ismail Selmani bëri apel që pavarësisht zhgënjimeve qytetarët duhet...