NYT nxjerr prapaskenat: Shpërdorim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë, 1,2 mld dollarë u zhdukën në vitin 2024
Një hetim i The New York Times ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është menaxhuar sistemi i prokurimit të armëve dhe municioneve në Ukrainë. Sipas auditimeve të brendshme qeveritare dhe dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga gazeta, vendi mund të ketë humbur rreth 1.2 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit 2024, për shkak të mashtrimit, shpërdorimit dhe keqmenaxhimit. Raporti evidenton një sistem ku paralajmërimet e auditorëve për korrupsion, tejkalime të kostove dhe kontrata të papërmbushura nuk kanë penguar kompani të caktuara që të marrin sërish kontrata të mëdha nga shteti. Sipas dokumenteve të cituara nga gazeta amerikane, 7 nga 10 furnizuesit më të mëdhenj ushtarakë të Ukrainës kanë marrë porosi të reja, pavarësisht se disa prej tyre ishin nën hetim për mashtrim, kishin probleme me kontratat...
Burimi:
javanews.al