‘Nyga’ në Dodona, një rrëfim skenik për kujtesën, dhimbjen dhe marrëdhëniet familjare

‘Nyga’ në Dodona, një rrëfim skenik për kujtesën, dhimbjen dhe marrëdhëniet familjare

Flonja Haxhaj Mbrëmjen e së hënës, në Teatrin Dodona në Prishtinë u dha premiera e shfaqjes ‘Nyga’, duke sjellë para publikut një histori mbi përballjen e një familjeje me sëmundjen e Alzheimerit dhe ndryshimet që ajo sjell në jetën e përditshme. Përmes një rrëfimi me në qendër marrëdhëniet mes prindërve dhe vajzës së tyre, vepra trajton humbjen, frikën dhe vështirësinë për ta pranuar një realitet që ndryshon gradualisht, shkruan KultPlus. E shkruar nga Valza Gashi dhe e vënë në skenë nën regjinë e Fatbardha Shalës, ‘Nyga’ e zhvendos vëmendjen te përjetimet e njerëzve që qëndrojnë pranë një personi të prekur nga Alzheimeri. Sëmundja nuk ndikon vetëm në kujtesën e tij, por edhe në mënyrën se si familjarët komunikojnë, përballen me pasigurinë dhe përpiqen t’i ruajnë...