NXIRRENI NGA QELIA/ KESHILLI I EUROPES NGRE ALARMIN PER ERION VELIAJN

NXIRRENI NGA QELIA/ KESHILLI I EUROPES NGRE ALARMIN PER ERION VELIAJN

Çështja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është përfshirë në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, të hartuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës. Dokumenti ngre shqetësime lidhur me faktin që Shqipëria renditet ndër vendet me nivelet më të larta të paraburgimit në Evropë, ndërsa vë në dukje edhe pasojat që mund të ketë paraburgimi i zgjatur i një kryetari bashkie në ushtrimin e funksioneve të qeverisjes vendore. Raporti i është dorëzuar Kongresit më 7 tetor dhe pritet të miratohet më 27 tetor. Në të përshkruhen zhvillimet institucionale që lidhen me çështjen e Veliajt, nga shkarkimi i tij nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe anulimi i zgjedhjeve të parakohshme,...