Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale
Aryna Sabalenka vijon marshimin e saj në “US Open”. Numri 1 në botë u përball me amerikanen Taylor Townsend dhe nuk hasi shumë vështirësi për të marrë fitoren. Sabalenka triumfoi 2-0, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për trofeun. Tenistja bjelloruse ishte bindëse në momentet vendimtare dhe nuk i dha mundësi Townsend të ndryshonte rrjedhën e takimit. Me këtë sukses, Sabalenka tashmë është mes tetë tenisteve më të mira të “US Open” dhe vazhdon garën për të ngritur trofeun në New York. Në fazën çerekfinale janë kualifikuar gjithashtu Linda Noskova, Emma Navarro dhe Jessica Pegula, ndërsa lufta për një vend në gjysmëfinale pritet të jetë edhe më e fortë. Sabalenka mbetet një nga emrat...
Burimi:
vizionplus.tv