Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Alket Rizai, është arratisur nga burgu i Domokos, Greqi, pasi kishte përfituar leje shpërblyese dhe dyshohet të jetë përfshirë në një plagosje me armë zjarri. Sipas Protothema, Rizai ishte me leje shpërblyese që prej datës 7 shtator dhe duhej të rikthehej në ambientet e burgimit mëngjesin e kësaj të hëne, por ai nuk është paraqitur, duke u shpallur kështu zyrtarisht nga autoritetet greke si i arratisur. Lidhur me dyshimet për përfshirje në plagosje, ngjarja ka ndodhur në një beach-bar në plazhin e Anavyssos, më 13 shtator. Ngjarja la të plagosur dy persona, një 20-vjeçar grek dhe një 41-vjeçar pakistanez, ndërsa Policia Greke ka vënë në pranga pronarin 41-vjeçar të lokalit dhe bashkëshorten e tij 39-vjeçare, të akuzuar për dëshmi të rreme, pengim të drejtësisë dhe...
Burimi:
argjiroja.net