“Nuk përbajnë lajm”, deputetja Marjana Koçeku reagon për videot: Lajm është partitë shqiptare janë ba bashkë në Serbi!

“Nuk përbajnë lajm”, deputetja Marjana Koçeku reagon për videot: Lajm është partitë shqiptare janë ba bashkë në Serbi!

Filmimet që kanë dalë këto dy ditë nuk përbajnë lajm. Lajm asht që partitë shqiptare në Serbi janë ba bashkë. Por kjo temë nuk mori as vëmendjen ma minimale dhe u mbyt prej zhurmës së krijueme të lajmeve boshe.Tetë subjekte politike u bashkuen për me garu në nji listë të vetme, “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, kundër regjimit autokratik të Vuçiç. Këto zgjedhje vijnë si pasojë e presionit të protestave disa mujore dhe i gjejnë shqiptarët ma të bashkuem.Qeveria jonë as reagoi e as e mbështeti nji akt të tillë vendimtar për përfaqësimin që u bahet shqiptarëve në Serbi. Rrallëherë ngrihet çështja e tyne edhe në takime të diplomacisë shqiptare, përveçse kur bahet fjalë për marrëveshje të mbrapshta siç ishte...