Nuk morën pagat/ Administrata gjyqësore bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore, nis bojkoti pa afat
Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet, duke kërkuar sqarime se përse ende nuk u kanë kaluar pagat e muajit gusht dhe çfarë do të ndodhë me ta. Administrata ka vënë në dijeni kryetarin e Gjykatës për bojkotin, ndërsa punonjësve u është komunikuar se do të ketë një qëndrim pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e parashikuar në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë. Për pagat e bllokuara do të mblidhen sot edhe drejtuesit e prokurorive. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur në takim drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa të ftuar janë edhe...
Burimi:
gijotina.com