“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga kandidatura. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka shkruar se u tërhoq meqë nuk mori përkrahjen e mjaftueshme për t’u zgjedhur si president. “Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu i cili  thotë se ka njoftuar LDK-në dhe VV-në për vendimin e tij. Bekim Sejdiu si kandidat për president i dalë nga marrëveshja Vetëvendosje – LDK, nuk mori mbështetjen e 6 deputetëve të LDK-së, duke bërë...