“Nuk keni parë gjë akoma”/ Artan Hoxha: Çështja e Vlora Hysenit është vetëm fillimi
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se çështja që lidhet me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vetëm fillimi i një hetimi më të gjerë. Duke iu referuar arrestimit të Vlorës Hyseni, Hoxha tha se ngjarja nuk e ka tronditur Ramën, i cili sipas tij përdor kohën dhe manovrat politike për të kaluar krizat. Ai shtoi se “nuk keni parë gjë akoma”, duke paralajmëruar se dosja e SHISH mund të përmbajë shumë më tepër se ç’është publikuar deri tani. “Rama po ndjek një postulat shumë të vjetër, që nga koha e romakëve: përçaj e sundo. Mënyra se si ai ka qeverisur brenda forcës së vet është pikërisht kjo. Merri dhe përplasi me njëri-tjetrin. Duke u përplasur me njëri-tjetrin, s’kanë kohë të merren me Ramën....
Burimi:
ntv.al