‘Nuk kemi asnjë palë negociatore’/ Abilekaj: Rama ka shkatërruar autoritetin e shtetit, situata jashtë kontrollit

‘Nuk kemi asnjë palë negociatore’/ Abilekaj: Rama ka shkatërruar autoritetin e shtetit, situata jashtë kontrollit

Analisti Enton Abilekaj ka ngritur alarmin për situatën e krijuar në Shqipëri pas tri ditësh protestash dhe përplasjesh mes të rinjve dhe policisë. Në “Çim Peka Live” në Syri TV, ai deklaroi se vendi nuk ka një autoritet publik që të gëzojë besimin e palëve dhe të mund të ndërhyjë për të ulur tensionet, ndërsa protestuesit, sipas tij, nuk kanë një përfaqësim që mund të ulet në negociata. “Nuk kemi asnjë palë negociatore. Kemi vetëm një delirant që s'do të largohet nga pushteti dhe një grup protestuesish që nuk kanë përfaqësues”, u shpreh Abilekaj. Ai paralajmëroi se dobësimi i institucioneve dhe mungesa e një autoriteti ndërmjetësues mund ta çojnë situatën drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm. Abilekaj: Është gjynah t'i thuash president i atij, e kupton?...