No Image Available

Nuk kam pirë kurrë cigare, Sarah Khalifa shpërthen në lot pas dënimit me vdekje –

Me lot në sy dhe duke kërkuar “mëshirë dhe humanizëm”, prezantuesja egjiptiane Sarah Khalifa ka shpërthyer në sallën e gjyqit, pak ditë pasi u dënua me vdekje për një çështje të trafikut të drogës. Pas shpalljes së vendimit, Khalifa ka pretenduar se është bërë padrejtësi ndaj saj dhe ka këmbëngulur se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura. “Nuk kam pirë kurrë cigare në jetën time”, mësohet të ketë thënë ajo në sallën e gjyqit. Sipas CNN, prezantuesja është shprehur gjithashtu: “Betohem në Zotin e Plotfuqishëm, me betimin më të fortë, se më është bërë padrejtësi”. Khalifa ka deklaruar se përballet edhe me probleme serioze shëndetësore dhe se vuan nga një tumor. Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë u dënuan me vdekje me varje...