“Nuk kam më asgjë për të dhënë”, Mesi dorëhiqet nga Argjentina: Ju dhamë çaste që dikur i ëndërronim, largohem me paqe dhe krenari

“Nuk kam më asgjë për të dhënë”, Mesi dorëhiqet nga Argjentina: Ju dhamë çaste që dikur i ëndërronim, largohem me paqe dhe krenari

Lionel Mesi i ka dhënë sot lamtumirën ekipit kombëtar. Ish-lojtari i Barcelonës ka komunikuar vendimin e tij përmes një postimi në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Mesi ka shpjeguar se vendosi të largohej nga Kombëtarja pas finales së Kupës së Botës, ndërsa ndarja nga jeta e babait të tij ia përforcoi edhe më shumë këtë vendim. “I shkrova këto fjalë më 21 korrik, dy ditë pas finales… sot, pas asaj që ndodhi me babanë tim, jam edhe më i bindur për këtë vendim se më parë. Pas gjithë kësaj kohe që nga finalja, dhe pasi e kam menduar shumë, dua t’u them të gjithëve se po tërhiqem nga ekipi kombëtar. Ishte një vendim që më dhembi dhe ende më dhemb thellë brenda, por...