“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

Media italiane “Today.it” i ka kushtuar një reportazh të gjatë protestave që prej muajsh po zhvillohen në Tiranë, teksa ka sjellë dëshmi nga protestuesit, studentët dhe aktivistët për arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë. Në artikull përshkruhen përplasjet e dhunshme me policinë, përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe ujit me presion, por edhe pakënaqësia e thellë ndaj korrupsionit, kostos së jetesës dhe qeverisjes së Edi Ramës. Reportazhi rikthen edhe zanafillën e lëvizjes “Flamingot”, e cila nisi si protestë kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe u shndërrua në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Artikulli i plotë:  Pothuajse çdo ditë në Tiranë mbretëron kaosi. Jo aq shumë për shkak të menaxhimit të pakujdesshëm të policisë, sesa për shkak të numrit dërrmues...