“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar këtë të shtunë, ku ka përcjellë edhe një mesazh për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në reagimin e tij, Rama e cilëson historik rekomandimin e Raportit të Zgjerimit të BE-së për nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë thekson se ky është thelbi i arritjeve dhe përgjegjësisë së vendit, duke nënvizuar se asnjë zhvillim apo incident nuk duhet ta shpërqendrojë Shqipërinë nga objektivi i anëtarësimit në BE deri në vitin 2030. “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” është fjalia që Rama e cilëson historike, ndërsa...