“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se buxheti i vitit 2027, është i pari në këto 36 vite, që është theksuar për krizën sociale. Ai u shpreh se formula ka ndryshuar, pasi fillimisht, do të shikohet përballimi i kostos së jetesës nga një pjesë e madhe e shtresave të popullsisë. Çoçoli shtoi se ky buxhet duhet përshëndetur jo vetëm nga ekonomistët, por edhe qytetarët. “Kam ndjekur paketat fiskale të vendit tonë për 36 vite rresht. Ky buxhet më duket i pari që është në mënyrë të theksuar, social. Nëse për 35 vite ka qenë dominues formula maksimizo të ardhurat, për efekte të politikave të tua, hera e parë që shoh që formula ka ndryshuar. Shikohet përballimi i kostos së jetesës nga një pjesë e madhe...
Burimi:
javanews.al