’Nuk ka kthim pas!’/ 121 ditë protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Protesta kundër qeverisë hyn në muajin e pestë. Thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe hetim nga drejtësia Nuk ka kthim pas. Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 121-të, duke shënuar muajin e pestë të një qëndrese që protestuesit deklarojnë se do ta vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Pas protestës së 120-të, e cila u zhvillua pranë Kryeministrisë dhe vijoi me marshim në rrugët e Tiranës, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot. ‘Edi Rama, jep dorëheqjen’, ‘Arrestoni Ramën’, ‘Ju erdhi fundi’, ‘Revolucion’ dhe ‘Poshtë narkoshteti’ ishin disa prej thirrjeve të përsëritura gjatë protestës së së dielës. Në qendër të protestës vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie...
Burimi:
syri.net