Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë

Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë

Policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete luksoze, të cilat dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme. Tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetimi pasuror për të verifikuar burimin e pasurisë. Policia njofton se kontrollet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë. Njoftimi i policisë Vlorë Kontrolle ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrolleve sekuestrohen 3 automjete dhe nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të tyre. Në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për kontrollet ndaj automjeteve luksoze, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj automjeteve në...