“Nuk jemi përfshirë në trafik armësh. Zero”! Veliu i KAYO: Ron Yeffet do trefishonte ‘know-how’, TIMAK u tërhoq, aksionet shtetërore ngecën

“Nuk jemi përfshirë në trafik armësh. Zero”! Veliu i KAYO: Ron Yeffet do trefishonte ‘know-how’, TIMAK u tërhoq, aksionet shtetërore ngecën

Ron Yeffet, Ardi Veliu dhe Arjeta Puca TIRANË-Administratori i kompanisë KAYO, Ardi Veliu, ka dhënë versionin e tij lidhur me audio-përgjimin e publikuar nga ish.zv/kryeministri Arben Ahmetaj në emisionin “Çim Peka Live”, ku ngriti një sërë akuzash, mes tyre për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria.  Në qendër të denoncimeve të Ahmetajt ishte biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet dhe kompania "KAYO", ku, sipas përgjimeve të publikuara nga ish.zv.kryeministri, në biseda diskutohet mënyra se si mund të anashkalohen garat dhe procedurat e tenderimit përmes krijimit të kompanive të tipit KAYO në Shqipëri. Lidhur me këto akuza. Veliu në një intervistë për 'Opinion' tha se Shqipëria nuk po bën trafik armësh. Veliu tha se deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, pasi nuk ka asnjë lloj mundësie qoftë dhe teorike...