‘Nuk janë akuza pa prova’/ Këlliçi: Për JetBank dhe kazinonë kam dorëzuar dokumente në 7 institucione
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj raportimeve të disa portaleve për denoncimet e tij lidhur me rastin e JetBank dhe kazinosë në stadiumin “Air Albania”. Këlliçi thotë se pas denoncimeve publike i është drejtuar zyrtarisht disa institucioneve shtetërore për informacion dhe dokumentacion, duke deklaruar se çështjen do ta ndjekë deri në përcjelljen e dosjes për hetime të mëtejshme në SPAK. Reagimi i Këlliçit: Prej disa ditësh, portale të caktuara, krejt papritur po keqinformojnë publikun në lidhje me disa denoncime të bëra nga Partia Demokratike, e më konkretisht, me faktet e bëra publike nga unë, për rastin e JetBank dhe kazinonë e vendosur në stadiumin Air Albania. Titujt mund të jenë të ndryshëm! Diku akuzohem se bëj denoncime sipas interesave, diku sipas kalendarit,...
Burimi:
syri.net