“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama: Pushteti nuk është për t’u trashëguar

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama: Pushteti nuk është për t’u trashëguar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit të tij të ri, “Flasim”, ku këtë herë do të jetë vetë në rolin e të intervistuarit. Në videon promovuese ai trajton disa prej çështjeve më të diskutuara të aktualitetit, duke përfshirë projektin në Ishullin e Sazanit, veprimtarinë e SPAK-ut, situatën në Bashkinë e Tiranës, si edhe rrugëtimin e tij politik. Rama thekson se Ishulli i Sazanit nuk do të shitet dhe se prona do të mbetet e Shqipërisë, duke kundërshtuar pretendimet se ai po “shet” vendin. Në lidhje me SPAK-un, kreu i qeverisë shpreh kritika për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat gjatë hetimeve, duke e cilësuar këtë një praktikë të gabuar. Duke komentuar situatën në Bashkinë e Tiranës, Rama deklaron se kryeqyteti aktualisht...