“Nuk i përulim kokën askujt”, Erdogan mesazh ndaj Izraelit?
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përcjellë një mesazh vendosmërie nga Malazgirdi, me rastin e 955-vjetorit të Betejës së Malazgirdit të vitit 1071, duke deklaruar se Turqia nuk do të tërhiqet përballë asnjë kërcënimi kur, sipas tij, vihet në rrezik atdheu, shteti dhe e ardhmja e kombit turk. Duke folur në një aktivitet në Parkun Kombëtar të Malazgirdit, në prani edhe të kryetarit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, Erdogan tha se Turqia nuk do t’i përkulet askujt. “Kur është e nevojshme, ne mund të heqim dorë nga gjithçka. Por kur bëhet fjalë për atdheun tonë, kur e ardhmja e shtetit dhe kombit tonë është në rrezik, ne nuk i përulim kokën askujt”, tha Erdogan. Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të...
Burimi:
ntv.al