“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Këtë pasdite në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishte i ftuar miku i tij prej 15 vitesh, avokati Alban Qafa, i cili në një rrëfim të ndjerë ku nuk munguan as lotët na zbuloi detaje të reja. “Nuk e prisja që të ndodhte pasi mundi sëmundjen kryesore që ishte ajo e tumorit. Me vaksinën që mori në Amerikë i dhanë të paktën 10 vite jetë garanci. Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt dhe aq më tepër nga një rrëzim në shkallë. Por nuk besoj që ka qenë rrëzimi nga shkallët vetëm ky shkaku… sepse të paktën 3 ditë përpara se të ndodhte kjo...
Burimi:
javanews.al