“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

Sali Berisha mbetet “non grata” në Shtetet e Bashkuara dhe ky status, sipas avokatit Spartak Ngjela, nuk ndryshon edhe nga fakti që ai mori një vizë për të udhëtuar në SHBA. Duke komentuar vizitën e kreut të Partisë Demokratike përtej Atlantikut, Ngjela tha se PD ndërtoi një narrativë të rremë mbi vizitën ‘a thua se Berishën e kishte ftuar presidenti.’ Për Ngjelën, PD po ndjek një politikë të një niveli të ulët dhe ka mbetur viktimë e politikës së vjetër të 90-s që bazohej në gënjeshtra. Në këto kushte, sipas Ngjelës, PD nuk vjen dot në pushtet me një non-grata dhe është e pafuqishme ta rrëzojë Edi Ramën edhe me vota. “Politika me gënjeshtrën ka dominuar gjithë perëndimin. Gënjeshtra në fushata elektorale është dominonte. Politika...