“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD-së, Alesia Balliu, u shpreh në ABC News se Sali Berisha nuk përfaqëson më opozitën, por mban peng pluralizmin dhe rininë për interesat e tij personale dhe të familjes së tij. Ajo theksoi se revolta e vërtetë qytetare i përket studentëve dhe sheshit, të cilët refuzojnë një figurë të konsumuar. Balliu deklaroi se Berisha ka humbur çdo të drejtë morale për të pretenduar fitore përballë qeverisë, duke kujtuar se pas 13 vitesh dështime të njëpasnjëshme, rruga e vetme për rrotacion është hapja e garës dhe mbështetja e alternativave të reja. “Berisha nuk pranon bashkimin e opozitës, por kërkon nënshtrimin e saj për mbijetesën e tij politike. Një lider i cili nuk mban përgjegjësi për humbjet e tij, si mund të...
Burimi:
javanews.al