“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

Emigranti nga Gjermania, teksa mori fjalën në protestë, përcolli një mesazh ndaj drejtësisë shqiptare dhe ambasadave të huaja në Tiranë, duke kërkuar që të reagojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Kam një pyetje për gjyqtarët e GJK, të Lartë. Ku janë? A nuk po cenohet ligji? Nuk e ngrenë zërin dhe nuk e ndalojnë qeverinë duke grabitur dhe plaçkitur gjithçka. Një thirrje kam edhe për përfaqësitë diplomatike. Ato deri më tani nuk kanë reaguar. A jeni ju kundër korrupsionit? Pse nuk reagoni. Presim që të na mbështesni dhe të thoni të vërtetën. Ambasadës së BE i them mos luani me dashurinë që kanë shqiptarët për BE. BE ështe shpresa jonë, dhe ata nuk duhet të na zhgënjejnë. Ambasadat dhe përfaqësitë duhet të thonë mendimin...