Nuk dua ti shqetësoj fëmijët, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO) –

Nuk dua ti shqetësoj fëmijët, ja reagimi i Bushit pasi mësoi për sulmin e 11 shtatorit (VIDEO) –

Një video e regjistruar brenda një klase të një shkolle fillore në mëngjesin e 11 shtatorit 2001 ka fiksuar momentin kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, u informua nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë për sulmin terrorist ndaj Kullave Binjake. Në atë kohë, Bush kishte vizituar Shkollën Fillore Emma E. Booker në Qarkun Sarasota, Florida, ku po ndiqte nga afër nxënësit e klasës së dytë të mësueses Sandra Daniels teksa demonstronin aftësitë e tyre në lexim. Por, në një moment, shprehja e tij ndryshoi papritur. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, hyri në klasë dhe i pëshpëriti në vesh presidentit: “Një aeroplan i dytë ka goditur kullën e dytë. Amerika është nën sulm”. Krystal Davis, një nga nxënëset që...