NUK DO TË QËNDROJ NË PAFUNDËSI / RAMA HAP KARTAT PËR TË ARDHMEN E TIJ POLITIKE

NUK DO TË QËNDROJ NË PAFUNDËSI / RAMA HAP KARTAT PËR TË ARDHMEN E TIJ POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka folur hapur për të ardhmen e tij politike dhe momentin kur mund t’i japë fund qëndrimit në pushtet, duke deklaruar se nuk synon të qëndrojë përgjithmonë në krye të qeverisë dhe as të shndërrohet në një lider që kërkon pushtet të përjetshëm. Në një intervistë Rama ka rrëfyer se çfarë e mban ende në politikë dhe kur, sipas tij, mund të vijë momenti i largimit. Kryeministri e lidh të ardhmen e tij politike drejtpërdrejt me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama thotë se nuk është në politikë për t’u bërë “mbret” dhe as për të qëndruar pafundësisht në pushtet. Sipas tij, objektivi që e mban ende në këtë rol është përfundimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian....