“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës për naftën”, Ibrahimaj: Vijon subvencionimi për transportin publik

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës për naftën”, Ibrahimaj: Vijon subvencionimi për transportin publik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se qeveria nuk do të ngrejë Bordin e Transparencës për çmimin e naftës, pavarësisht rritjes së çmimeve të karburanteve. Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se është vendosur vijimi i politikës së subvencionimit të një pjese të kostos së naftës për transportin publik, me qëllim që rritja e çmimeve të mos përkthehet në kosto shtesë për qytetarët. “E kemi diskutuar çështjen e çmimeve të naftës dhe rritjes së çmimeve të naftës. Kemi marrë një vendim për të vazhduar politikën e mbështetjes së subvencionimit të një vlere të çmimit të naftës. Kemi marrë këtë vendim sepse synojmë të mos kemi kosto shtesë për qytetarët”, deklaroi ministrja. Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se qeveria do të monitorojë çmimet...