Nufi publikon operacionin në Fier, 55 efektivë dhe dy helikopterë në betejë me flakët
ERMAL NUFI TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë pamje nga operacioni për shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë Fierin, duke bërë të ditur se në terren janë angazhuar 55 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Përmes një postimi, Nufi theksoi se forcat po vijojnë ndërhyrjen në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse për izolimin e vatrave aktive, ndërsa operacionet po zhvillohen edhe në zona të tjera të vendit ku janë raportuar zjarre. Postimi i plotë: Që prej orëve të para të ditës, efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në terren, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. -Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia...
Burimi:
zeri.ai