“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

Policia e Fierit ka finalizuar dy operacione për armëmbajtje pa leje dhe verifikimin e automjeteve luksoze. Në operacionin “No Guns 5”, u arrestua Rexhep Mehmeti, 66 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë. Ndërkohë, gjatë verifikimit të një automjeti tip “Benz”, rezultoi se mjeti, i prodhuar vitet e fundit, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë 26-vjeçari E. D., banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Njoftimi i DVP Fier Finalizohen 2 operacione në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në kuadër të verifikimit të automjeteve luksoze. Sekuestrohen një armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një automjet luksoz....